Brenda objektit ku janë kryer veprime ilegale serbe shihet mbishkrimi “kosova metohi”
Policia e Kosovës ka mbyllur sot një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën e Veriut.
Këtëë e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Por, brenda objektit ku janë kryer veprime ilegale serbe shihet mbishkrimi “kosova metohi”
Momenti kur Policia mbyll institucionin paralel në veri
Sot është mbyllur një institucion paralele i Serbisë në Mitrovicën e Veriut.
Kjo u bë në bazë të një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës.
Elshani: Nuk ka persona të arrestuar nga bastisja, Policia do të verifikoj dokumentacionin
Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka asistuar sot zyrtarët komunal në lidhje me verifikimin e pronës së tyre në lagjen tek “Tre Rrokaqiejt”
Kështu e ka konfirmuar. zëvendësdrejtori për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani i cili ka thënë se policia ka biseduar me disa persona të cilët kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal.
Elshani po ashtu ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar.
“Sot pak para orës 11:00, Policia ka asistuar zyrtarët komunal të Mitrovicës Veriore në lidhje me verifikimin e Pronës së tyre tek tre rrokaqiejt. Në momentin e hyrjes në këtë objekt (kati i parë i ndërtesës), Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftua Prokurorin e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë lejua me i marr gjërat personale dhe me u largu nga aty, ndërsa janë vendos edhe shiritat. Nuk ka persona të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje. Gjatë këtij veprimi policor, nuk ka pas ndonjë incident”, ka deklaruar Elshani.
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara në veri, Policia has në struktura paralele
Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka asistuar sot për lirimin e disa pronave.
Lajmin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Ai tha se aksioni u bë në një objekt banesor, derisa tha se gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele.
“Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Kur kemi bërë bastisje kemi hasur në disa struktura paralele. Punëtorët janë larguar”, tha ai.
Elshani tha se tashmë me rastin është duke u marrë Prokuroria.