Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur t’i përgjigjet Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”.
“Urime festat e fundvitit”, ishte përgjigja e Kurtit kur u pyet mbi këto deklarata të KPK-së.
Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së Prokuroria për intervistim dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij.
Madje, të dielën në podcastin “Rrjedha”, ai ka thënë se “prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.