Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë

Aktuale

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:22
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse, duke thënë se është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë.

Urimi i Kurtit, siç është shprehur ai shkon për të gjithë bashkëqytetarët nga komuniteti serb të besimit ortodoks.

“Krishtlindja është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë. Në këtë ditë të veçantë i dërgoj urimet më të mira për të gjithë bashkëqytetarët tanë nga komuniteti serb të besimit ortodoks që festojnë sot.

Gëzuar Krishtlindjen! Ju dëshiroj paqe dhe gëzim”, thuhet tutje në urimin e Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat