Nga 1 shkurti serbët në veri do të mund t’i përkthejnë në shqip dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele

Aktuale

Nga 1 shkurti serbët në veri do të mund t’i përkthejnë në shqip dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele

Më: 14 janar 2025 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Nga 1 shkurti, qytetarët serbë në komunat veriore do të mund ta kryejnë një shërbim të ri.

Me një vendim të Qeverisë së Kosovës, atyre do t’iu mundësohet përkthimi i dokumenteve serbe te lëshuara nga institucionet paralele, në gjuhën shqipe.

Për këtë të martën në Komunën e Zveçanit, qëndroi ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Pas takimit me të parin e Komunës, Nenad Rashiq dha detaje rreth këtij vendimi.

Ai shprehet i bindur se këtë vendim do ta implementojnë serbët lokalë.

Edhe kryetari, Ilir Peci thotë se ky vendim është marrë edhe me kërkesë të serbëve.

Afati për përkthimin e dokumenteve do të jetë deri më 30 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat