Familja e viziton në Hagë Fadil Fazliun, ky është mesazhi i djalit të tij

Aktuale

Familja e viziton në Hagë Fadil Fazliun, ky është mesazhi i djalit të tij

Më: 15 janar 2025 Në ora: 20:18
Familja e viziton në Hagë Fadil Fazliun

Bashkëshortja, vajza dhe djali, kanë vizituar në Hagë veprimtarin Fadil Fazliun.

Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Gzimi.

“Sot dhe dje së bashku me nënën dhe motrën, vizituam babain tonë, Fadil Fazliu, në Hagë. Emocione të forta dhe mall i pakufishëm mbushën çdo moment të këtij takimi. Fjalët e tij na mbetën udhërrëfyes: ‘Mbani kokën lart, qëndroni të drejtë dhe të sinqertë në gjithçka që bëni’.

Ai ju dërgon përshëndetje të përzemërta të gjithëve – të familjes, shokëve dhe miqve. Besimi i tij është i palëkundur: e drejta mund të vonojë, por ajo gjithmonë triumfon. Liri dhe drejtësi për të gjithë Çlirimtarët që sakrifikuan për idealet e lirisë!”, ka shkruar në “Facebook” djali i Fadilit, Gzimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat