Lideri dhe kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku thotë se LDK’ja do të jetë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ thotë qeveria aktuale, nuk ka çfarë të japë më shumë se kaq.
Sipas tij, LDK’ja do të jetë e para, pastaj do të mund të flasin për koalicionet e mundshme.
“Qeverinë e ardhshme e shoh LDK’në fituese, e të tjerat janë cështje dytësore.
Unë nuk e fali, këtë gjuhë, as këtë qasje, besoj që është e dëmshjme për vendin. Po të vazhdojmë kështu krijohet momentum që bëhet I vonshëm për rikuperim jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të brendshëm. Nuk mundet Kosova me I duru edhe 4 vjet kështu.
Nuk munden me ofru më shumë, kaq kanë me ofru, prandaj po shajnë. Jau keni dhonë krejt, i keni pa krejt, pa asnjë pengesë. Kaq është, nuk ka më shumë se kaq, kaq nuk na mjafton, kaq na pengon, kaq duhet të ndalet”, përfundoi Abdixhiku.