Dashevci: Serbia s’ka më kontroll në Kosovë, i është ngushtuar rrethi

Aktuale

Dashevci: Serbia s’ka më kontroll në Kosovë, i është ngushtuar rrethi

Më: 21 janar 2025 Në ora: 19:13
Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci

Policia e Kosovës të martën ka gjetur një kamerë të kamufluar në një kaperman të elektroseverit në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci në emisionin “Ditari”  ka thënë se prapa këtyre veprimeve qëndron Serbia.

Sipas Dashevcit këto kamera janë të kamufluara dhe janë vendosur për të shikuar rrugët publike dhe lëvizjet e forcave të sigurisë së Kosovës.

“Po paramendoni vitin e kaluar ato janë gjendur shembull konkret në një ventilator dhe po të ishte diçka e ndonjë komune apo ndonjë sipërmarrje publike do të ishte diçka tjetër, por këto janë aq të kamufluara dhe për çka ti tenton në aspektin e sigurisë ta fshehësh një kamerë, e ku ta fshehësh në njehsor pos ti shikosh ato rrugë publike, lëvizjet e forcave tona të sigurisë, por ja që ai rrethi i forcave destruktive, organeve të sigurisë atje në Serbi rrethi iu ka ngushtuar totalisht dhe kjo është një punë për tu përshëndetur në organet e sigurisë në përgjithësi”, ka thënë ai.

Ai më tej ka shtuar se Serbia nuk ka më kontroll në Kosovë por që sipas tij këto veprime po bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga protestat e qytetarëve atje.

“Serbia asesi dhe në asnjë rast më nuk ka kontroll në Kosovë, sepse Serbia sipas asaj që unë po shoh çdo ditë të javës ndodhin atje disa protesta sipas mendimit tim të papara deri më sot. As në kohën e Millosheviqit unë nuk kam parë këtë vendosmëri të qytetarëve ose të studentëve që të ketë protesta aq të mëdha dhe që t’i ngushtohet laku këtij presidenti, edhe ku ta zhvendos ai tjetër vëmendjen pos se diku në Ballkan, shembull konkret në Bosnje e shumë më shumë vështirë në Kosovë  sepse po shihet preventiva për parandalim në Kosovë”, ka shtuar Dashevci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat