Çun Lajçi, me fjalët e tij të ngrohta dhe të goditura, prek një temë të thellë të realitetit politik dhe shoqëror, duke e krahasuar figurën e Luanit me atë të Cezarit në arenën e sotme të jetës publike. Me një stil letrar dhe reflektiv, ai pyet mbi besnikërinë, tradhtinë dhe fatin e liderëve që ngrihen mbi mbështetjen e turmave, por që shpesh përfundojnë të lënduar nga ata më të afërtit. Një reflektim për fuqinë dhe brishtësinë e zemrave dhe thikave që udhëheqin jetën tonë.
Postimi i plotë:
500,000 zemra rrahin për Luanin, më tha kamarieri, tek sa unë po flisja për Cezarin.
Është fushatë! Thërmohen për vota. Madje hiç s'përtojnë te ta zënë rrugën e t'pyesin:
– A po i fiton pesëqind mijë zemra Luani ?
Unë ballë rrudhur iu them; – Hapeni krahun! – Më gjetët vetëm dhe t'vetmuar më lini. Luani i ka mrizet e veta dhe nuk merret me hallet e mia!
Pastaj u kthehem me inat; - pse s'më pyetni për hallet e mia, por për zemrat e Luanit që rrin në hije?
– Sepse është Luan, – përgjigjën, – e luanëve u duhen 500,000 zemra!
Të mjerë me dukën ata dhe i mjerë më duket vetja që më vjen keq t’iu them: – Luanëve turinjtë iu skuqen nga gjaku i presë; por s'janë të kuq!
Dhe lëvizi duke folur si Cezari: – ("Et tu, Brute"?) Edhe ti, biri im, Brut?
Mbahem të mos bie në gjunjë si Cezari nga thika e Brutit. Nuk dua që qentë e mahallës të më hipin mbi trup, të më lëpijnë fytyrën, e të më çojë Emergjenca në morg!
Hyj në një kafene të vogël. Ulem pranë xhamit. Liderët e partive zgërdhihen para masës, një herë si Oktaviani, një herë si Bruti, një herë si Kasi, dhe asnjëherë si vetvetja
Unë, Cezari i therur me thika, shkruaj:
Cili nga këta do të jetë Luani i zemrave dardane që nuk tradhton?
Cilët do të jenë besnikët që s'e mashtrojnë popullin?
A nuk ishte Bruti miku më i mirë i Cezarit?
A nuk ia nguli ai thikën pas shpine?
A nuk brohoriste populli; "Ave Ceasar, ave Ceasar" siç brohorasin sot për njeëin e tjetrin e tjetrin.
Kush ia nguli thikën Çakorrit?
Kush e la Veriun e Kosovës strofuj korbash?
Dhe …
Cili ia shiti shpirtin Mefistos që të bëhet Kryeministër?
– 500,000 zemra rrahin për Luanin, – më tha edhe kamarieri, duke më pjekur kafen.
Unë ia shikova sytë që vezullonin gëzim dhe shkrova:
– Ate prapë populli e dashka për Kryeministër deri sa e queka luan dhe prapë do t'fitueka votat e prapë do t'paskemi problem me Trampin!
Zatën, që të dy janë njësoj: luanë që mua s’më pëlqejnë, sepse e duan shumë vetveten!