​AIP lanson platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale

Aktuale

​AIP lanson platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale

Më: 27 janar 2025 Në ora: 11:30
Foto nga vendngjarja

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka lansuar platformën për identifikimin e rrjedhjes së të dhënave personale.

Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u tha se kjo platformë siguron që insitucionet të jenë më të përgatitura për të siguruar të dhënat personale dhe rrjedhjen e tyre.

Komisioneria e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ky projekt paraqet avancim shtesë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e mekanizmave për kontroll shtesë.

Lansimi i kësaj platforme është bërë në mbështetje me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat