Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin e UNDP-së, flasin për sigurinë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesin e UNDP-së, flasin për sigurinë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 19:03
Pamje nga takimi

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, takoi sot Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) në Kosovë, Nuno Queirós, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

“KFOR mbetet i përkushtuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal,” tha Gjeneral Major Barduani gjatë takimit.

Takimi ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me partnerët kryesorë në Kosovë.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes.

“Ne punojmë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si garantues të sigurisë,” përfundoi KFOR.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat