Nesër mbahet seanca ndaj Tefik Mustafës në Beograd

Aktuale

Nesër mbahet seanca ndaj Tefik Mustafës në Beograd

Nga: A.M. Më: 29 janar 2025 Në ora: 20:38
Tefik Mustafa

Nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Tefik Mustafës në Beograd.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, seanca do të mbahet në ora 11:30.

Mustafa ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 1 qershor në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare.

Ndryshe, Mustafa akuzohet për kidnapimin dhe vrasjen e tre policëve serbë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, më 19 qershor 1999.

“Nesër me dt; 30.01.2025 ne ora 11:30 ne Beograd, mbahet seanca Gjygjësore ndaj z.Tefik Mustafës i cili eshte arrestuar me dt: 1-Qershor 2024 dhe akuzohet per kidnapimin dhe vrasjen e tre Policve Serb gjate kohes se luftes me dt 19-Qershor 1999”, thuhet në njoftimin e siguruar nga “Bota sot”.

Image
Dokumenti zyrtar i siguruar nga "Bota sot"
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat