Murati: Në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit

Aktuale

Murati: Në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 16:07
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se për herë të parë në 2025 do të faturohet tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit.

Murati ka falënderuar stafin e Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transferëve si dhe stafin e komunave përkatëse për realizimin e kësaj arritje.

“Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit.

Për herë të parë pas 25 vitesh. Falenderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje”, ka shkruar Murati në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat