Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka bërë të ditur se informacionin e kanë marrë nga një qytetar në orën 23:00.
Qytetari ka vërejtur në atë lokacion njërin nga trupat e pajetë.
Media mëson se tre te miturit janë nga familje të ndryshme, ndërkaq në momentin kritik kanë qenë brenda objektit.
Tashmë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Gjakovë.