Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Jabllanicë, ku humbën jetën tre fëmijë.
Ai shprehu dhimbjen për këtë ngjarje tragjike dhe dërgoi ngushëllime për familjet e prekura.
“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen!” - tha Gjini.
Ai theksoi nevojën për mbështetje në këto momente të vështira. “Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjujt!”, përfundoi i pari i komunës.