Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me premtimet ekonomike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkuan "Bota sot" .
Sipas tij, premtimi i LDK-së për rritje ekonomike është më i ulët se ai që tashmë është paraparë në buxhet, duke e cilësuar këtë si një mangësi në programin e tyre.
Postimi i plotë:
LDK paska premtu që mandatin e ardhshëm paska me ba rritjen ekonomike 5% vjetore.
Kurse ne, tashmë edhe në ligjin e buxhetit të miratuar në Kuvend, rritjen ekonomike e kemi të projektuar 6.2% mesatare për 3 vitet e ardhshme.
Pra LDK po premton rritje ekonomike më të ulët sesa ajo që ne tashmë e kemi me buxhet. 🤦♂️
Kaq për “programin” e tyre!