​Kryeziu: Përballë konsullatave janë vërejtur makina me zërim në mbështetje të kandidatëve

Aktuale

​Kryeziu: Përballë konsullatave janë vërejtur makina me zërim në mbështetje të kandidatëve

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 15:35
Ismet Kryeziu

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim (DnV) ka folur për procesin zgjedhor i cili po organizohet sot në përfaqësitë diplomatike.

Sipas tij, në disa vende janë vërejtur makina me zërim, ku kanë defiluar përballë konsullatave dhe ambasadave.

Kryeziu: Në disa vende janë vërejtur makina me zërim

“Nga të gjeturat deri më tani që kemi parë, sidomos në Zvicër, në disa vende janë vërejtur makina me zërimin e tyre ku kanë bërë defilime përballë konsullatave apo ambasadave për të tentuar të ndikojnë votuesit duke bërë përkrahje për kandidatë të caktuar. Por edhe një element që është vërejtur apo raportuar në media sociale, apo edhe dëshmitarë aty që kanë votuar ka tendenca në fletën informuese të kandidatëve të shlyhen emrat e kandidatëve të caktuar për të penguar ose për të krijuar huti të votuesit të cilët votojnë. Në përgjithësi është një trend i mirë. Në Munih, nga ajo që kemi parë, janë njerëz duke pritur në rend për të votuar”, deklaroi ai.

Procesi i votimit jashtë vendit zhvillohet në 43 vendvotime, apo 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës në 19 shtete të ndryshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat