Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, kjo parti del e para, kështu renditen partitë e tjera
![](/media/botasot.info/images/2025/February/10/auto_961217391966031739196708.png)
Ka përfunduar numërimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare për komunën e Fushës Kosovës.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këtë komunë me 45.75 për qind ose 10 mijë e 471 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e dyta me 20.23 për qind ose 4 mijë e 629, ndërsa e treta LDK me 19.40 për qind ose 4 mijë e 440 vota.
Ndërsa, AAK-ja në Fushë Kosovë ka fituar 2.71 për qind.
Në vitin 2021, LVV në Fushë Kosovë kishte fituar 56,59 për qind ose 11 mijë 371 vota, LDK-ja 15,82 për qind ose 3 mijë e 179 vota, PDK-ja 13,37 për qind ose 2 mijë e 688 vota.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga votat për subjektet politike. Deri më tani janë publikuar 92.18% e votave të numëruara, në bazë të të cilave, del se opozita ka më shumë vota se sa Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa LVV me Listën Guxo dhe Alternativen kanë marrë 318286 vota ose 40.94 %, PDK ka marrë 174639 vota ose 22.46 %, LDK 137302 vota ose 17.66 %, AAK-Nisma 58470 ose 7.52 % të vota.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur të dielën më 9 shkurt.