LIVE: KQZ sqaron vonesat, jep detaje për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Aktuale

LIVE: KQZ sqaron vonesat, jep detaje për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 14:05 më 09.02.2025
Kutitë e votimit

KQZ nis verifikimin e votave përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nis verifikimin e votave përmes postës.

Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë.

KQZ gjatë ditës ka filluar edhe procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës që deri me tani kanë arritur në KQZ. Qëllimi i verifikimi është për të parë nëse pakot me fletëvotime janë dërguar nga votues të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës.

Të dhënat e KQZ-së: Cilat qytete të Kosovës votuan më pak deri në orën 11:00?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në votimet e sotme për zgjedhjet parlamentare.

Sipas të dhënave të KQZ-së deri në orën 11:00 në votime dolën 169 mijë e 435 ose në përqindje 8.60.

E komunat që patën më së paku votues janë si më poshtë:

Në Junik votuan 198 qytetarë;

Në Zubin Potok votuan 508 qytetarë;

Në Han të Elezit votuan 865 votues;

Në Zveçan votuan 1 mijë e 291 qytetarë;

Në Shtërpcë votuan 1 mijë e 430 qytetarë.

Deri në ora 11:00, nga 9 mijë votues në qendrën më të madhe në Ferizaj, vetëm 8 për qind dalin në votime

Nga afër 9 mijë votues në qendrën më të madhe të votimit në Ferizaj, vetëm 8 për qind e tyre kanë dalë në votime deri në orën 11:00.

Menaxheri i kësaj qendre të votimit në shkollën “Tefik Çanga”, Ali Luzha, ka thënë se si proces ka filluar mbarë e mirë që nga ora 7: 00 e mëngjesit. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë incident lidhur me këtë proces.

“Është mirë që të gjithë të drejtohen në qendër të votimeve sepse Kosova ka nevojë për një avancim për të ardhmen e tyre për katër vjet ,andaj duhet ta shfrytëzojnë këtë rast. Shkolla “Tefik Çanga”ka gjithsejtë 8683 votues të shpërndara në 10 votime.

Deri në ora 11 kanë dalë në votime 686 votues, apo afër 8 për qind, andaj si shifër është e vogel në krahasim me numrin e madh të votuesve, mirëpo presim që fluksi më i madh të bëhet pas dite”, ka thënë Luzha.

KQZ: Mbi 17 mijë votues deri në ora 11:00 në Rajonin e Gjakovës

Po vazhdon ecuria e procesit zgjedhor në komunat e Rajonit të Gjakovës.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në ora 11:00 në komunat e Rajonit të Gjakovës, Gjakovë, Rahovec, Malishevë dhe Junik kanë votuar 17 mijë e 245 qytetarë me të drejtë vote.

Në komunën e Gjakovës, nga 119 mijë e 237 votues deri në ora 11:00 kanë votuar 9039, apo 7.58 % e qytetarëve me të drejtë vote.

Image
Gjakovë

Ndërsa në Komunën e Rahovecit, përqindja e votuesve deri në ora 11:00 është 5.39%, ku më saktësisht deri në këtë orë në këtë komunë ku kanë të drejtë vote 58 mijë e 338 qytetarë, kanë votuar vetëm 3144 prej tyre.

Në Komunën e Malishevës deri në ora 11:00 sipas KQZ-së kanë prej 55 mijë e 154 qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar 4684 prej tyre, ose 8.49%.

Image
Malishevë

Ndërsa në Komunën e Junikut ku ekzistojnë vetëm dy qendra të votimit, deri në ora 11:00 nga 5292 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 198 qytetarë, ose 3.74%.Theksojmë që në rajonin e Gjakovës të drejtë vote kanë 237 mijë e 991 votues.

​Konjufca voton, fton qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Konjufca tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit. Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme sot është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Konjufca: Sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit tonë

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë e shtetit tonë. Është dita e zgjedhjeve. Pra, prej këtij procesi do të konstituohet legjislatura e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E pastaj ajo legjislaturë pritet ta zgjedhë edhe qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Unë do ta shfrytëzoja rastin që së pari që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është gjëja më rëndësishme për republikën tonë. Që zgjedhjet të jenë të drejta, që të kalojnë si është më së miri, pa incidente e pa probleme. Tjetra është që në demokraci flet populli dhe ashtu që zëri i popullit të jetë sa më i fuqishëm. Bëjmë thirrje që të dalin sa më shumë qytetarë që të jetë e mundshme, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë bëhen pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të vazhdimësisë së ndërtimit të institucioneve tona shtetërore dhe të konsolidimit të mëtutjeshëm të demokracisë tonë”, tha Konjufca.

Numri i qendrave të votimit të cilat janë në dispozicion të qytetarëve është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2 mijë 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian

Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokësore është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën me rastin e ditës së zgjedhjeve.

Shefi i EULEX-it tha se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së v otës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet.

EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano në “X”.

Votojnë edhe liderët e koalicionit për familjen

Sot, liderët e koalicionit për familjen kanë përmbushur obligimin e tyre për të votuar.

Eman Rrahmani ka votuar në Shkollën “Nazim Gafurri”, Selim Pacolli në Shkollën “Shkendija” në Hajvali, Ferid Agani në Shkollën “Naim Frashëri” dhe Fatmir Smajli në Shkollën “Iliria” në Prishtinë.

Ky është një hap i rëndësishëm në mbështetje të demokracisë dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset zgjedhore.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

​Procesi i votimit në Drenas

Qysh në orën 07:00 të mëngjesit dyert e 31 Qendrave të Votimit janë hapur edhe në komunën e Drenasit.

Zyrtari komunal zgjedhor në këtë komunë, Burim Jonuzi deklaroi për KP se procesi i votimit në këtë komunë po shkon mbarë.

Ai tha se me kohë kanë pranuar materialet zgjedhore.

Jonuzi: Në Drenas deri më tani nuk ka ndonjë parregullsi

“Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 në mëngjes ashtu siç është e përcaktuar më Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Deri më tash nuk ka ndonjë raportim për ndonjë parregullsi. Dje i kemi pranuar materialet e ndjeshme, si pjesë e materialit jo të ndjeshëm janë kompletuar të gjithë, janë pajisur të gjitha vendvotimet dhe gjithçka ka qenë e gatshme për shpërndarje në mëngjes”, tha ai.

Jonuzi tha se në Drenas të drejtë votë kanë 56 mijë e 703 qytetarë.

Jonuzi: Në Drenas të drejtë votë kanë 56 mijë e 703 qytetarë

“Në Komunën e Drenasit janë 56 mijë e 703 votues me të drejtë vote. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe kësisoj do të ishte një mundësi më e mirë për qytetarët të votojnë lirshëm”, tha Jonuzi.

Ai tregoi se në këtë komunë qytetarët mund të votojnë në 31 qendra të votimit dhe në gjithsej 72 vendvotime.

Edhe në Drenas qytetarët mund të votojnë me kusht në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Jonuzi: Në komunën e Drenasit i kemi gjithsej 31 qendra të votimit

“Në komunën e Drenasit i kemi gjithsej 31 qendra të votimit. Natyrisht për shkak të ndryshimeve ligjore është edhe një qendër e votimit me kusht janë gjithsej 72 vendvotime”, theksoi ai.

Qytetari nga Drenasi, Brahim Muqolli nga këto zgjedhje pret që udhëheqja e ardhshme politike e vendit të punojë më shumë për qytetarët.

Muqolli: Presim zgjedhje të mira

“Presim zgjedhje më të mira. Të punohet dhe mendohet për popullin, të dalin i madh e i vogël të votojnë sa më shumë mirë është”, tha ai.

Sipas qytetarit Isuf Demaku thotë procesi zgjedhor po shkon shumë mirë.

Demaku: Në jetën time proces më të mirë zgjedhor nuk kam parë

“Në jetën time më mirë nuk kam pa, prej këtij që ia kam vendosur votën pres dhe presin i gjithë populli”, theksoi ai.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2.075.868 votues, prej të cilëve 1.970.944 votues janë votues që i takojnë Listës Votuese brenda Kosovës dhe 104.924 votues janë pjesë e Listës Votuese jashtë Kosovës. Numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125.852.

Numri i qendrave të votimit të cilat janë në dispozicion të qytetarëve është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2 mijë 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

Zgjedhjet e sotme parlamentare po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Orav: Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav ka njoftuar se ka vizituar një vendvotim në Vushtrri për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve.

Postimi:

“BE-ja ka vendosur misionin për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi.

Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar ai në X’.

Voton Presidentja Osmani: Ditë vendimtare, qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në votime

Presidentja e Kosovës e konsideroi ditën e sotme mjaft të rëndësishme për vendin e saj.

Në një prononcim për mediat pasi shprehur vullnetin e saj për të votuar, Osmani tha se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon dhe e tillë duhet të mbahet.

Marrja pjesë në këto zgjedhje -tha Osmani- është një kontribut i rëndësishëm që mund t’i bëhet vendit.

Ajo u shpreh se me votë qytetarët duhet të japin vlerësimi për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin një mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë.

“Ju faleminderit që pritet së bashku me mua derisa me erdhi radha që të votojë në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë në vendin tonë.

Kosova është demokracia me e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajmë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej.

Sot është ditë vendimtare që qytetarët e Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili do të dalë parlamenti dhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime që kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre.

Shpresoj që të gjithë qytetarët do ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Besoj që i kanë informacionet nga ana e KQZ rreth vendit të votimit të tyre dhe është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm të japin vlerësimin për politikanët që i kanë përfaqësuar deri tani, por edhe ti japin mundësi atyre që kandidojnë për herë të parë”, tha Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat