Hamza thotë se i presin mbi 200 mijë vota

Aktuale

Hamza thotë se i presin mbi 200 mijë vota

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:00
Bedri Hamza

Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, në një konferencë për media, ka thënë se presin që PDK t’i marrë mbi 200 mijë vota.

Ai tha se rritje ka pasë edhe LDK, ndërsa VV ka humbur vota “pavarësisht se numri i qytetarëve që ka dalë në zgjedhje është rritur”.

“PDK është rritë prej 148 mijë vota sa i ka pasë në vitin 2021 dhe pritet t’i ketë mbi 200 mijë vota.

LDK ka rritje, ndërsa partia që ka qeverisë i ka lypë 500 mijë vota e nuk i ka, ka shumë ma pak, ka humbje të votës, pavarësisht që numri i qytetarëve që kanë dalë në vota është rritë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat