Buzhala ironizion Abdixhikun: S’duan VV-në, s’munden pa VV-në – Çfarë po do LDK?

Aktuale

Buzhala ironizion Abdixhikun: S’duan VV-në, s’munden pa VV-në – Çfarë po do LDK?

Nga: A.SH Më: 10 mars 2025 Në ora: 20:50
Lumir Abdixhiku

Analisti Viktor Buzhala ka thënë se LDK ka vendosur të mos hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, por insiston se në çdo marrëveshje qeverisëse me partitë e tjera, kërkon postin e kryeministrit.

Po ashtu, ata refuzojnë bashkëpunimin me opozitën pa një zgjidhje për presidentin.

Postimi i plotë:

LDK paska vendose mos me hy ne koalicion me VV. Po thone qe me kedo tjeter qe hyjne, e duan postin e kryeministrit. Po thojne qe nuk hyjne as me opoziten nese nuk gjindet zgjidhje per postin e presidentit.

Ktyne amkademikave te LDK'se definitivisht duhet me ua mesu dikush matematiken elementare. E para, per me qene kryeminister duhet me e nxane vendin e pare, e jo vendin e trete. E dyta, nese nuk hyn me VV'ne, qysh do me e gjete zgjidhjen per president, kur pa VV mbesin 72 vota, e duhen minimum 80.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat