Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë

Aktuale

Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 21:38
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur se ka indikacione se ka veprime të qëllimshme nga Lëvizja Vetëvendosje, për prolongim të konstituimit të institucioneve qeverisëse.

Ai u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin se prioritet për të mbetet interesi i vendit, sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon në zhvillimin ekonomik.

Vendi nuk ka nevojë që të ketë mungesë së institucioneve stabile”.

”Për mua prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, pastaj interesi i partive politike, e në fund të individëve brenda partive politike”.

”Sepse mungesa e institucioneve stabile ndikon edhe në zhvillimin ekonomik”.

”Ankesat më të mëdha edhe veprimet më të mëdha është duke i bo partia në pushtet, partia që ka qeverisë”.

”Jam për t’u ruajt vota”.

”Normalisht i vlerësoj të gjithë hapat procedural, megjithatë nuk duhet bërë veprime të qëllimshme, me qëllim të prolongimit të konstituimit të institucioneve për qeverisjen e ardhshme. Ka indikacione, por realisht është më shumë se një muaj që nuk është certifikuar rezultati zgjedhor”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat