Hamza fton publikisht partitë e opozitës: Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë

Aktuale

Hamza fton publikisht partitë e opozitës: Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë

Më: 10 mars 2025 Në ora: 22:10
Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.

Ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim.

“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza.

Tutje, Hamza shtoi se: ”Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë kushdo që do ta krijojë qeverinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat