Nazarko: Vizita e Rutte në Kosovë rikonfirmim për angazhim në siguri

Aktuale

Nazarko: Vizita e Rutte në Kosovë rikonfirmim për angazhim në siguri

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:18
Mentor Nazarko

Në “Edicionin Special”, opinionisti Mentor Nazarko, ka komentuar vizitën e sekretarit të përgjithsëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Nazarko tha se me këtë vizitë, NATO e rikonfirmon angazhimin e sigurisë në Kosovë.

“Mendoj që Sekretari Rutte që shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare do të tregojë në vizitën në dy vende ku ka misione ushtarake të NATO-s, në vende jo anëtare të NATO-s, do të tregojë rëndësinë që i jep sigurisë në këto dy vende, NATO rikonfirmon angazhimin e sigurisë në këto dy vende”, tha Nazarko.

Ndërkaq, ai tha se nuk pret që Rutte të bëhet “kumbarë” i ndonjë koalicioni.

“Nuk besoj që do të ketë ndonjë mesazh të tillë, por NATO, nuk dëshiron që Ballkani të krijojë vatra të reja krize”.

Sipas tij, ndaj administratës amerikane të re, kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të ishte më i dëgjueshëm.

“Pavarësisht faktit që në krye të institucioneve amerikane ka vakuum drejtuesish nuk duket se ka indikacione të qarta, dhe duke konsideruar se nuk ka ambasadorë në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, figura që  e njeh Ballkanin ngelet Grenell, mendoj që partitë opozitare do ta kenë të vështirë të mendojnë që të krijojnë koalicion me z. Kurti. Mendoj që duhet të ketë udhëzime që të mos preferohet një koalicion i tillë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat