Shkodra: Qëndrimi i LDK-së është i kamufluar, Qeveria afatgjate mund të jetë vetëm me LVV-në

Aktuale

Shkodra: Qëndrimi i LDK-së është i kamufluar, Qeveria afatgjate mund të jetë vetëm me LVV-në

Më: 11 mars 2025 Në ora: 00:47
Analisti Selam Shkodra

Analisti Selam Shkodra ka thënë se opozita është e pashpresë për ta formuar Qeverinë.

Kjo sipas tij në çdo rrethanë jetëgjatësia e saj do të ishte deri në fund të këtij viti dhe siç tha ai duke u bazuar në deklarimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ata janë kundër një qeverie afatshkurtër.

Tutje, ai tha se ky deklarim i tij është një taktizim i radhës i LDK-së për tu pozicionuar në negociata për t’i formuar institucionet, pasi siç tha ai një Qeveri afatgjate është vetëm me LVV-në në Qeveri.

“Opozita është e pashpresë për ta formuar Qeverinë… Abdixhiku thotë se jemi kundër një qeverie afatshkurtër. Qeveria e opozitës është një Qeveri afatshkurt, sepse në çdo rrethanë mund të këtë jetëgjatësi deri në fund të këtij viti. Andaj e dyta qëndron më fort se e para, pra qëndrimi i dytë i LDK-së sepse i pari është i kamufluar për të mos dalur keq dhe për tu pozicionuar në proces negociator në formimin e institucioneve. Mendoj që vetë fakti që Abdixhiku thotë që nuk hymë në një Qeveri që është afatshkurtër atëherë matematika e numrit të votave thotë kështu: Një Qeveri afatgjate si kriter bazik i LDK-së mund të jetë vetëm më përfshirjen e LVV-së në Qeveri, asnjë kombinim tjetër. Andaj mendoj që kjo është një taktizim i radhës i LDK-së… ”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat