Admirali Dragone: Vlerësim i veçantë për rolin e NALT-it në këshillimin dhe mbështetjen e FSK-së

Aktuale

Admirali Dragone: Vlerësim i veçantë për rolin e NALT-it në këshillimin dhe mbështetjen e FSK-së

Më: 12 mars 2025 Në ora: 00:11
Foto nga takimi

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s (CMC), ka qëndruar në Kosovë bashkë me delegacionin e udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Cavo Dragone, në një postim në platformën X, tha se e kanë lavdëruar përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, të cilët, tha ai, vazhdojnë ta ruajnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999.

“Nën udhëheqësinë aktuale të Enrico Barduaniit, KFOR-i garanton ambient të sigurt, duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike”.

“Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”.

“Jemi krenarë për ju! Vazhdoni punën e jashtëzakonshme”, potencoi Admirali Giuseppe Cavo Dragone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat