Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. tha detaje nga identifikimi i kufomave të shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit që u bë sot.
Gara njoftoi se aktualisht janë duke punuar edhe me të paktën pesë identifikime të reja po me këtë masakër.
“Fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e shtatë viktimave nga Masakra e Kralanit. Mbetjet mortore të shtatë viktimave janë nga mbetjet mortore të zhvarrosura ose të gjetura gjatë gërmimit të vitit 2023 nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin”, tha Gara.
Derisa, ai bëri të ditur edhe datën e organizimit të rivarrimit.
“Ceremonia e rivarrimit të organizohet më 4 prill, pikërisht në përvjetorin e masakrës”, tha Gara.
Tutje, ai shtoi se: “Familjet e të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës padyshim që janë njerëzit me fisnik të kësaj shoqërie, përkundër dhimbjes dhe aktit të pritjes mbështesin punën institucioneve”.