Këto janë të gjitha marrëveshjet e miratuara sot nga Qeveria

Aktuale

Këto janë të gjitha marrëveshjet e miratuara sot nga Qeveria

Më: 12 mars 2025 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 11:05 më 12.03.2025
Mbledhja e Qeverisë

Këto janë marrëveshjet e miratuara nga ekzekutivi

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për menaxhimin e grant-komtratës të asistencës teknike, në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Nismën e njëjtë ekzekutivi e miratoi edhe me Malin e Zi raporton KosovaPress.

Krahas kësaj, qeveria i dha dritën e gjelbër edhe marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë me Slloveninë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ekzekutivi po ashtu miratoi edhe draft strategjinë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara 2025-2030 dhe planin e veprimit 2025-2027.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton KosovaPress.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Udhëzimi për regjistrimin si shtetas të Kosovës në Gjermani, Kuri ka një thirrje për bashkatdhetarët

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për udhëzimin që mundëson që kosovarët që jetojnë në Gjermani të mos regjistrohen si shtetas serbë.

Ai thotë se tashmë qytetarët e Kosovës mund të regjistrohen si shtetas të Kosovës.

Ai sqaron se vendimi tashmë ka hyrë në fuqi.

“Dje kemi marrë një lajm shumë të mire nga ambasada jonë në Gjermani. Pas më shumë se 17 viteve është arritur një marrëveshje me Gjermaninë lidhur me çështjen e shtetasve të Kosovës.

Shumë prej jush padrejtësisht jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, e që nga sot nuk do të përsëritet më.

Tani është miratuar një udhëzim që siguron që të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistrohen si shtetas të Kosovës. Ndryshimi ka hyrë në fuqi në të gjitha landet gjermane dhe mbi 5200 qendra të regjistrit civil”.

Kurti u bën thirrje bashkatdhetarëve në Gjermani që të verifikojnë e korigjojnë regjistrimin e shtetësisë.

“Për çdo ndihmë apo informacion shtesë kontaktoni ambasadën tonë në Berlin”.

​Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se përmes kësaj marrëveshjeje angazhohen në avancimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Paraprakisht, Kurti iu adresua kabinetit qeveritar, teksa bëri të ditur se nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani do të regjistrohen si shtetas kosovarԯ, e jo siç ishte në të kaluarën si shtetas serbë.

-----

Qeveria e Kosovës sot në mbledhje pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në janar të këtij viti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.

Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Në mbledhjen e sotme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime.

Gjithashtu pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat