Dugolli: Mesazhet Rutte që i dha dje, ishin të qarta

Aktuale

Dugolli: Mesazhet Rutte që i dha dje, ishin të qarta

Më: 12 mars 2025 Në ora: 07:56
Bujar Dugolli

Profesori Bujar Dugolli ka komentuar vizitën e shefit të NATO-s Mark Rutte në Kosovë. Ai ka thënë se në rajon problemi qëndron te Serbia si një shtet ku mungon demokracia dhe ku vet populli serb po pëson nga politika autoritare e Aleksandër Vuçiqit.

Ndërsa sipas tij, mesazhet e shefit të NATO-s që i dha dje, ishin të qarta

Mesazhet sa i përket Kosovës janë të qarta: koordinimi i veprimeve, bashkëpunimi, siç janë thënë në vazhdimësi.

Në situata të nxehta siç ishte ajo e 2023-ës në shtator, bashkëpunimi ka qenë evident, janë parandaluar veprimet që do të mund të shkaktonin një konflikt më të gjerë të cilën e ka dashur Serbia e Rusia. Një test i madh i stabilitetit e sigurisë është treguar nga institucionet e Kosovës por edhe bashkëpunimi ndërkombëtar që e kanë pasur”, tha Dugolli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat