Rutte takoi edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, folën për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Rutte takoi edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, folën për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:11
Mark Rutte

Në kuadër të takimeve të nivelit të lartë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dje takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Orav pati një takim me Rutten dhe Zëvendës-sekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, ku riafirmoi mbështetjen e fortë që Bashkimi Evropian i ofron misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ambasadori evropian theksoi se, përballë sfidave gjeopolitike, vazhdimi i rrugës drejt integrimit në BE është vendimtar.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, deklaroi Orav.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat