Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 177 kutive tjera

Aktuale

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 177 kutive tjera

Më: 12 mars 2025 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Të martën në mesnatë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime të rregullta, sipas vendimit të KQZ-së.

Ky proces u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat