Kosova dhe Sllovenia me marrëveshje për shkëmbim të informacionit të klasifikuar

Aktuale

Kosova dhe Sllovenia me marrëveshje për shkëmbim të informacionit të klasifikuar

Më: 12 mars 2025 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Sot në mbledhjen e Qeverisë është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë mes Kosovës dhe Sllovenisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti,  tha se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte.

“Në përputhje me prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës, përforcimin e bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përmbushjen e standardeve të sigurisë në nivel evropian e më gjerë, Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në kuadër të mandatit të saj ligjor ka vendosjen e marrëdhënieve me autoritete homologe me theks të veçantë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në dritën e kësaj AMIK ka ndërmarrë veprimet e nevojshme  në funksion vendosjen e kontakteve me NSA (National Security Authority) nga shteti i Sllovenisë ku si rrjedhojë arrihet harmonizimi i vullnetit dhe gatishmëria nga të dyja palët për të avancuar tutje arritjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë.

Arritja e marrëveshjes për sigurinë në fushën e mbrojtjes, informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë është hap i rëndësishëm me ndikim në disa aspekte: forcimi e bashkëpunimi dypalësh, sigurimi i informacioneve të klasifikuara, përmirësimi i kapaciteteve institucionale dhe mbështetja për integrim euroatlantik”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat