Kica-Xhelili i përgjigjet Çekut: Ju s’kuptoni, apo nuk dini të kuptoni?

Aktuale

Kica-Xhelili i përgjigjet Çekut: Ju s’kuptoni, apo nuk dini të kuptoni?

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:58
Foto nga takimi

Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ministrit Hajrulla Çeku, duke thënë se ky i fundit ose s’po kupton se çka thotë LDK-ja, ose bëhet se nuk kupton.

Çeku i reagoi sot Lumir Abdixhikut, duke ngritur dilemën se cilin Lumir duhet ta mbajmë për fjale, atë që thotë se LDK-ja s’ka fituar apo atë që thotë se s’ka rëndësi fituesi dhe preferenca e qytetarit.

Ndaj tij, Kica-Xhelili reagoi ashpër, duke i ftuar ta formojnë qeverinë.

“Ju kemi thënë e po ua themi prapë: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!”, u shpreh Kica-Xhelili.

Ky është postimi i plotë i saj:

Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?

Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!

LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë!

LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat