Kosova pritet të nisë prodhimin e parë të municioneve vendore më 20 mars, përmes kompanisë AFSA.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-koloneli Afrim Veseli,në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, i cili ka theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për industrinë e mbrojtjes në Kosovë.
Sipas Veselit, fillimisht do të prodhohen tri lloje municionesh: 7.62 mm, 5.65 mm dhe 9 mm, ndërsa nga tetori pritet të nisë edhe prodhimi i armëve të shkurtra.
“Mendoj se shumë shpejt Kosova do të prodhojë municionet e para”.
Kompania AFSA, e një bashkëluftëtari tonë, Avni Vllahiut, i cili si 17-vjeçar ka qenë pjesë e luftës për çlirimin e atdheut, është djali i një dëshmori, Sabri Vllahiut, që ka furnizuar edhe grupet e para të UÇK-së, të Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit”.
Më 20 mars do të fillojë prodhimi i parë i fabrikës së municioneve në Kosovë. Do të prodhohen tri kalibra të municioneve: 7.62 mm, 5.65 mm dhe 9 mm për fillim, ndërsa nga muaji tetor pritet të fillojë edhe prodhimi i armëve të shkurtra”, deklaroi Veseli.