Bajqinovci “godet” deputeten e LDK-së: LDK me vetëdije nuk i ndryshon qëndrimet, por pa vetëdije po

Aktuale

Bajqinovci “godet” deputeten e LDK-së: LDK me vetëdije nuk i ndryshon qëndrimet, por pa vetëdije po

Nga: A.SH Më: 12 mars 2025 Në ora: 15:41
Doarsa Kica

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ministrit Hajrulla Çeku, duke thënë se ky i fundit ose s’po kupton se çka thotë LDK-ja, ose bëhet se nuk kupton.

“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?

Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!

LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë!”, shkruan mes tjerash deputetja.

Kësaj të fundit i ka reaguar deptueti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, duke thënë se LDK pa vetëdije po i ndryshon qëndrimet.

“LDK me vetëdije të plotë nuk i ndryshon qëndrimet. Por pa vetëdije po. Me vullnet qëndron në opozitë. Por nëse duhet të sakrifikohet, atëherë edhe e drejton Qeverinë”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat