Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Aktuale

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Në orën 15:00 ka përfunduar rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjendeshin në 177 kuti të votimit.

Këtë e ka konfirmuar për EO zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se ky proces është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), në përputhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Rinumërimi kishte filluar sot në orën 12:00 dhe është realizuar nën mbikëqyrjen e stafit të KQZ-së dhe vëzhguesve të subjekteve politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat