Kurti takon djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina, Olga Priadko

Aktuale

Kurti takon djalin e gazetares së ndjerë nga Ukraina, Olga Priadko

Më: 12 mars 2025 Në ora: 17:27
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në një takim lamtumirës djalin e gazetares së ndjerë, Olga Priadko, e cila u nda nga jeta me 22 janar të këtij viti.

Pas më shumë një vit e gjysmë strehimi në Kosovë, Yaroslavi, nën përcjelljen e familjarëve të tij dhe me kërkesën e babait të tij, do të kthehet në familjen e tij në Ukrainë, në një zonë larg vijave të frontit, përcjell KosovaPress.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, ai i dhuroi kryeministrit Kurti ëmbëlsira të prodhuara në Ukrainë.

“Yaroslavi shprehu dëshirën që të kthehet në Kosovë për pushime verore e t’i vizitojë shokët dhe shoqet e klasës në Shkollën Amerikane të Kosovës, ku ishte nxënës. Kryeministri i uroi shëndet dhe lumturi dhe tha se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

E ndjera Olga Priadko dhe djali i saj Yaroslav erdhën në Kosovë në muajin maj të vitit 2023 në kuadër të programit "Gazetarët në Rezidencë" (JiR), të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës e që zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat