Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Avio Orav, ka theksuar pritshmëritë e Unionit për qeverinë e re të vendit, duke kërkuar angazhim konstruktiv në dialogun me Serbinë dhe përparim në reformat integruese.
Gjatë prezantimit të Barometrit të Reformave Evropiane 2024, Orav nënvizoi rëndësinë e përfshirjes aktive të institucioneve kosovare në proceset e lehtësuara nga BE-ja.
“Në fjalimin tim sot, ndava pritshmëritë e mia për qeverinë e ardhshme të Kosovës: për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE; për ta udhëhequr Kosovën në rrugën e reformave vendimtare”, deklaroi Orav.
Ai shtoi se Kosova nuk ka shënuar përparim në procesin e integrimit evropian që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Duke folur për Barometrin e Reformave Evropiane, një projekt i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe i implementuar nga GLPS dhe Instituti Epik, Orav e cilësoi atë si një mjet të rëndësishëm për matjen e performancës qeveritare në zbatimin e reformave të BE-së dhe përmirësimin e llogaridhënies së institucioneve publike.
The European Reform Barometer, supported by @NLinKosovo and implemented by @GLPSKosovo & @epikinstitute, is a valuable tool in the enlargement process: it assesses government and ministry performance on EU reforms and helps improve the accountability of public institutions. pic.twitter.com/UHJqGgAQtG
— Aivo Orav (@AivoOrav) March 12, 2025