Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu, tha se kjo Gjykat ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së. Ajo shtoi se për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në Ferizaj.
Kurteshi kishte paralajmëruar ankesë për rivotimin me postë, në Supreme ankohet vetëm PDAK-LpB
Edhe përkundër paralajmërimeve të anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshit se kjo parti do të dërgojë në Gjykatën Supreme ankesën kundër vendimit të PZAP’së që i shpalli të pasatashme ankesat e VV’së, siç duket ka hequr dore nga rruga e ankimimit.
Zëdhënësja e Supremes, Antigona Uka- Lutfiu, tha për Express se kjo Gjykat ka pranuar 43 ankesa administrative nga subjektet politike kundër vendimeve të PZAP’së. Ajo shtoi se për 42 ankesa është vendosur, ndërsa ankesa e fundit është pranuar dje nga koalicioni PDAK-LpB në Ferizaj.
Ajo shtoi se kjo ankesë është në procedurë për vendosje dhe se ka të bëjë më rezultatet e QNR’së për votat e diasporës me postë.
“Lidhur me kerkesen tuaj, ju njoftojme se Gjykata Supreme, lidhur me Zgjedhjet Nacionale, deri me sot ka pranuar gjithsej 43 ankesa administrative (AA) nga subjektet politike/kandidatët, kunder vendimeve te Panelit Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa- PZAP. Per 42 ankesa eshte vendosur, derisa ankesa e fundit e paraqitur nga PDAK-LPB në Ferizaj, kunder vendimit të PZAP-së, A.nr. 631/2025, e pranuar dje, me date 11 mars 2025, është në procedure për vendosje. Ankesa ka te beje me rezultatet e QNR-se, per votat e diaspores, me poste”, tha ajo për media.
Më 9 mars 2025, PZAP hodhi poshtë si të pasafatshme kërkesën e Vetëvendosjes që të anulohen rezultatet e votimit me postë dhe të urdhërohet KQZ-ja të përsërisë votimin.
Një ditë më pas, më 10 mars pas mbledhjes së KQZ-së, anëtari i këtij institucioni nga radhët e Vetëendosjes, Sami Kurteshi, paraajmëroi se kjo parti do të ndjekë rrugën e ankimimit edhe në Gjykatën Supreme.
“Ne kemi me u anku në lidhje me çështjen e rivotimit me postë nga vota e jashtme, nga mërgimtarët tanë. Kemi shumë dëshmi, fakte, prova se ai proces është tërësisht i kontaminuar”, tha Kurteshi për media pas mbledhjes të KQZ-së.