Marrëveshja Kosovë-SHBA/ Avdyli: Partneriteti me SHBA dhe NATO po forcohet, “godet” LDK-në!

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-SHBA/ Avdyli: Partneriteti me SHBA dhe NATO po forcohet, “godet” LDK-në!

Nga: A.SH Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:12
Haxhi Avdyli

Sot në mbledhjen e qeverisë u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëria strategjike, si dhe ngritja e kapaciteteve strategjike ushtarake.

Deputeti nga i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë se çër katër vite me radhë, opozita dhe analistët kundërshtues kanë paralajmëruar se çdo veprim për shtrirjen e sovranitetit në veri do të sillte përplasje me SHBA-në dhe NATO-n, por sipas qeverisë, realiteti ka treguar të kundërtën.

Postimi i plotë:

Mos dërgoni policinë në veri, se keni me na prishë me Amerikën.

Mos e vendosni kryetarët e komunave në zyre se na braktisi NATO.

Mos e ndaloni referundimin, mos ndaloni zgjedhjet Serbe, mos ndaloni dinarin, mos i zhbëni komunat e strukturat paralele se u ba nami, po na izolon Amerika e Evropa.

4 vite pllaka e prishur e hibridave televiziv dhe opozitarëve, çdo veprim për shtrirjen e sovranitetit në veri, e barazvlerësonin me prishjen me Amerikën, i frikësonin qytetarët me izolimin, me sulmin e Serbisë ndaj Kosovës së pambrojtur .

Por falë vendosmërisë së Qeverisë Kurti, nuk ndodhi as izolimi e as lufta por ndodhi shtrirja e sovranitetit e ligjshmërisë cep më cep Kosovës.

Bile tani po forcohet partneriteti e po shkruhen mareveshje sigurie mes një Kosove unike e stabile me NATO-n e SHBA-të.

E mira kësaj punë është që padituria e qëllimet e këqija u shpërfaqën para publikut. Ata e vërtetuan se as nuk dinë, as nuk munden, as nuk guxojnë të udhëheqin me shtetin.

Hallin më të madh ia mbajnë kojshisë së keq se shpisë së vet.

Janë në gjendje të japin çdo gjë për pushtet e të zbrapsen për shtet. Të vetmen dije kanë si me udheheq ndonjë tender dhe me nda tallin.

E pastaj kanë fytyrë të kërkojnë të bëhen kryeministra pa ua dhënë askush atë besim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat