Sejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri

Aktuale

Sejdiu: S’mund të ketë ngërç politik, janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri

Më: 12 mars 2025 Në ora: 19:29
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Ai është shprehur se nuk mund të ketë ngërç politik.

Sejdiu më tutje është shprehur se janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që sipas tij, ndërtojnë qeveri.

“Nuk ka ngërç politik, s’mund të ketë ngërç politik në një situatë ku janë minimalisht katër mundësi për të bërë qeveri. Nëse i shikon votat e partive politike, janë minimalisht katër bashkëpunime të mundshme që ndërtojnë qeveri” është shprehur Sejdiu.

Për çfarë ngërç politik po flitet, po flitet për mungesë esenciale të kuptimit të demokracisë, e që është dialogu, diskutimi dhe kompromisi, u shpreh më tutje Sejdiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat