Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Aktuale

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Më: 12 mars 2025 Në ora: 21:49
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se deklarata e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj një gazetareje është jashtëzakonisht e dobishme që Prokuroria të ndërhyjë menjëherë.

“Po të kishim prokurorë të mirëfilltë, kjo deklaratë do të ishte shumë e dobishme për të vënë drejtësi në vend. Kurteshi nuk mund ta thotë kot publikisht se ‘ti punon për një ndihmës vrasës me pagesë’. Kjo është një çështje që duhet të hetohet seriozisht”, ka deklaruar Ramabaja në Debat Plus.

Ai ka përmendur edhe rastin e një informacioni të shërbimeve inteligjente për një person nga Shqipëria që, sipas tij, kishte planifikuar vrasje në Kosovë.

“Ju e dini që AKI-ja ka pasur një informacion për një person nga Shqipëria që ka dashut t’i vrasë dy njerëz në Kosovë, kryeministrin dhe Xhavit Halitin. Dhe Haliti ka folur këtu në Debat Plus, ai e ka bërë një shërbim sepse ka treguar se për kë është fjala. Prokuroria duhej ta ftonte Xhavit Halitin dhe të ia thoshte emrin, ose Sami Kurteshin dhe të ia thoshte emrin. Edhe ai që vjen si vrasës me pagës nuk vjen kot në Kosovë por duhet ta ketë një mbështetës”, ka deklaruar ai.

Sipas Ramabajës, mosveprimi i Prokurorisë për çështje të tilla është shqetësues dhe tregon mungesë të seriozitetit në hetimin e kërcënimeve publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat