Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka fajësuar Gjykatën Speciale për qasje të politizuar në vendimet e saj, veçanërisht në lidhje me refuzimin për disa herët të vizitës humanitare të Thaçit në Kosovë.
Behrami ka theksuar se miratimi i vonuar i vizitës është bërë vetëm pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Kosovë.
“Të drejtat e zoti Thaçi dhe krerëve të UÇK-së u janë shkelur që nga dita e parë, kur janë marrë para pothuajse 5 vitesh. Dhe në mënyrë sistematike të drejtat e tyre janë shkelur. Në kohën e fundit e kemi parë që presidenti Thaçi dhe mbrojtja e tij kanë bërë disa kërkesa për të vizituar babin e tij, i cili është i sëmurë tash tri e më shumë, për të vizituar atë. Mirëpo Gjykatës Speciale, e udhëhequr prej doktrinave politike, ka anuluar vizitat e tij.
Dhe kur i ka anuluar ato? I ka anuluar ato kur kemi qenë në një fushatë zgjedhore, pra Gjykatës Speciale nuk është ndonjë trup i pavarur që vendos larg politike, por pikërisht i analizon rrethanat politike, se cilës parti i bien mirë e cilës keq, ajo vendos se kur duhet ta vizitoj presidenti Thaçi babain e tij. Është e papranueshme që Gjykata Speciale në argumentin e tyre e kanë bërë një analizë se sa duhet me qenë i sëmurë dikush për ta vizituar të. Për të plotësuar këtë kriterin e vizitës humanitare. Unë mendoj që kjo është e padrejtë, pas katër kërkesave më në fund presidenti Thaçi është lejuar të vij ë babi i tij. Të vizitojë babain e tij. Më mirë do të ishte ta vizitonte tri jave më përpara. Meqë kur dikush është i shtrirë në spital, zakonisht gjendja e tyre më shumë ka predispozita më u përkeqsu…
E orientuar nga paragjykimet por edhe nga analizat politike Gjykata Speciale nuk ka dashur që presidenti Thaçi të vijë para fushatës ose gjatë fushatës elektorale. Dhe ka prit që fushtata dhe zgjedhjet të kalojnë dhe nëse babai i presidentit është gjallë deri atëherë ia lejojnë vizitë. Dhe kështu ndodhi”, ka thënë Behrami në FIVE të Dukagjinit.