Berisha: Duhet të punojmë për shtetin, nuk duhet ta vjedhim vetvetën

Aktuale

Berisha: Duhet të punojmë për shtetin, nuk duhet ta vjedhim vetvetën

Më: 15 mars 2025 Në ora: 22:30
Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ishte mysafir i këtij edicioni të emisionit Oxygen.

Berisha tha se nuk duhet të punojmë kundër vetvetës.

Egoja e sëmurë për pushtet, lakmia. Kjo i bën liderët politikë shqiptarë për t’u bërë të vegjël”, deklaroi ai.

Ai theksoi se tani duhet të punohet për shtetin tonë.

“Tash ne duhet të punojmë për shtetin. Tash kemi shtet. Tash ne nuk duhet ta vjedhim vetvetën”, porositi Berisha.

Deputeti i AAK-së dha edhe arsye të tjera që sipas tij nuk po ecin punët edhe aq mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat