Rrëfimi i të mbijetuarit të trazirave të marsit

Aktuale

Rrëfimi i të mbijetuarit të trazirave të marsit

Më: 17 mars 2025 Në ora: 21:28
Trazirat e Marsit të vitit 2004

Humbja e jetës së tre fëmijëve mitrovicas në Lumin “ Ibër” bëri që e tërë Kosova të ngrihet në këmbë në marsin e vitit 2004.

Të alarmuar nga kjo tragjedi populli shqiptar nisi protestat masive e që tash njihen si “Trazirat e Marsit”.

Asllan Elashani është vetëm njëri nga pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje.

Vet kishte mbetur i lënduar, kurse dy vëllezër i vdiqën.

“Dy vëllezërit janë vrarë aty, kur janë vra nuk i kam parë. E kam parë njërin që e kanë gju një kamion por kam mendu që është tjetër kush krejt edhe kam shku me i dhënë ndihmë por nuk më lanë me hi brenda te ai. Kur e kanë pru para neve në drita të autoblindës e kam  vërejt në pantolla që është vëllai im i vogël”, ka deklaruar ai.

Për të i rëndë ishte momenti kur e kuptoi që edhe vëllau tjetër i kishte vdekur në këtë tragjedi.

“Për me vërtet, i thash a ka mundësi teshat e Bajrës edhe të Kastrioitt, të  Bajrës, i gjetëm të vëllait të madh e të Kastriotit nuk gjendeshin. Por pas pak minutave i gjetëm edhe ato e aty më hupi shpresa krejt”, ka deklaruar Elshani.

Përkundër tragjedisë, 46 vjeçari thotë se nëse ka nevojë, prapë do të bëhej pjesë e protestave të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat