“Pse reagoi Avdullah Hoti?”

Aktuale

“Pse reagoi Avdullah Hoti?”

Nga: N.E Më: 18 mars 2025 Në ora: 18:54
Avdullah Hoti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka “zbuluar” arsyet e reagimit të Avdullah Hotit, i cili kërkoi ndryshim lidershpi në LDK.

Basha përmes një postimi në Facebook, thotë se edhe atij i kanë vjedhur votat dhe për këtë ai tregon dëshmitë.

“Pse ka reaguar Avdullah Hoti? Sepse LDK e ka vjedh edhe Dullën, sikur plotë tjerë!

Ja dëshmitë! Në votimet në Kosovë, në  qytetin e Rahovecit z. Hoti fiton bindshëm ndaj Hysen Çekajt! Avdullah Hoti ka marrë  2.393, kurse Hysen Çekaj ka marrë vetëm 233, pra mbi dhjetë fish më pak! Prapë në Rahovec, te vota me postë çuditërisht fiton Hysen Çekaj!  Avdullah Hoti merr 192 vota, kurse Hysen Çekaj 448 vota, pra mbi dy fish më shumë!”, ka shkruar Basha.

Tutje, ai pyet se “qysh duket hajnia ndryshe?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat