Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit i ka aktivizuar zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan "Bota sot".
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe zyrtar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar nevojën për ndryshimin e udhëheqjes në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kundër kësaj deklarate, kanë dalë zyrtarë të shumtë të kësaj partie, duke përfshirë këtu Gazmend Muhaxherin, Lutfi Hazirin, Doarsa Kicën, etj.
Ndërkaq, në rrjetet sociale ka reaguar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një foto të shkrepur gjatë fushatës zgjedhore.
Kurse, në mbishkrimin e fotos, Abdixhiku ka vendosur simbolin “✌”, duke e konfirmuar se do të vazhdojë përpara në udhëheqjen e LDK-së.