Këtë të diele me 23 maj do të ecin në eventin e shumëpritur në Sharrin e Opojës pranverore të pasur me natyrë, përkatësisht në majën Gurit të Sheremeticës 2476 metra në Dragash dhe liqenet malore të Tetovës.
"Guri i Sheremeticës 2476m gjendet ne kufi me Maqedonine veriore.
Pamjet nga maja janë të paharrueshme me bjeshkë përreth, kullosa dhe natyrë mbresëlënëse!
Vështërsia e ecjes është mesatare me 15 km ecje komplete (lartë / poshtë).
Në plan janë 3 opsione:
1. Ecja për në majën Skarpa 2474m dhe ndalesa aty
2. Vazhdimi për në majen Guri i Sheremeticës 2476m (ekstra 1 km) dhe
3. Zbritja te 2 liqenet e Tetovës (Karanikollës)
Se cilën do ta bëni mund të vendosni duke u bazuar në performancën e juaj gjatë ecjes. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestare pasi ngjitja do të bëhet nëpër shteg jo të pjerrët, shkruan në faqen e "Kosova Hiking Trips".