Pas një fundjavë perfekte në Qafën e Rosit dhe Bistër, këtë të diel, "Hikingnjeri" organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424 metra, në Rugovë.
"Maja shtrihet në mes Liqenatit të Rugovës, bjeshkëve të Deçanit dhe Bjeshkës së Bjelluhës në Mal të Zi.
1. Deri te Liqenati i Kucishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë më gjatë dhe të pushojnë. Deri këtu do të shkojmë kah një shteg tjeter qe zakonisht shkojmë. Ky grup do të ecë 4 km lartë poshtë.
- 2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te qafa dhe Maja (Llazi) e dhisë. Këta do të kënaqen me pamje 360 shkallëshe të bjeshkëve të Liqenatit dhe Lugut të Shkodrës", - njofton mes të tjera "Hikingnjeri" .