Me 6 shkurt duke filluar në orën 07:00 “hikingnjeri” do të organizojë ecjen në Sharrin përrallor të Prizrenit, përkatësisht në Pishën e Madhe të Kopana Vodës (Ujit të gropuar), e cila gjendet mbi qytetin e Prizrenit.
“Ecja zgjatë 5.5 km (11 km lart e poshtë) në një drejtim dhe hynë në kategorinë e ecjeve mesatare.
Në grup mund të marrin pjesë bjeshkatarë të të gjitha niveleve (fillestare dhe me përvojë).
Pamjet nga Pisha e Madhe janë mahnitëse! Do ta vizitojmë edhe Majën Bulec nga i cili mund të shohim të gjithe Sharrin lindor!”, tha “Hikingnjeri”.