Alpinistët dhe bjeshkatarët nuk ndalën pothuajse në asnjë moment duke sfiduar majet e larta, qoftë në Kosovë, qoftë në shtetin amë (Shqipëria) po ashtu edhe në shtetet e ndryshme të botës.
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ka arritur me sukses në pikën më të lartë, Maja e Jezercës.
Pas një rrugë të mundimshme në Valbonë, ia dolën me sukses që të ngjiten në Majen e Jezercës.
Gjatë ngjitjes në Majen e Jezercës
“Në pikën më të lartë të masivit të ‘Bjeshkëve të Nemuna, ’Maja e Jezercës, 2694 m/lmd”, njofton Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina.
Pas këtij aktiviteti, i presin edhe sfidat e radhës sipas kalendarit të Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste Prishtina.